Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot përmes telefonit kanë biseduar për situatën e sapokrijuar në marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Serbisë.

Zaev dhe Vuçiq, siç theksohet në kumtesën e përbashkët, janë pajtuar se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Serbisë çdo mosmarrëveshje eventuale në marrëdhëniet e ndërsjella do ta zgjidhin vetëm me dialog.

“Pa marrë parasysh në të gjitha dallimet politike për disa çështje të caktuara të rëndësishme politike, Maqedonia dhe Serbia së bashku do të luftojnë jo vetëm për ruajtjen, por edhe për përparimin e marrëdhënieve miqësore midis popullit maqedonas dhe serb dhe qytetarët e të dy vendeve”, qëndron në kumtesën e përbashkët.

Zaev dhe Vuçiq u pajtuan edhe se Maqedonia dhe Serbia janë pajtuar që të investojnë përpjekje shtesë për përparimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe rritjen e këmbimit tregtar midis dy vendeve.

“Republika e Maqedonisë dhe Republika e Serbisë në harmonizim me rregullat ligjore ndërkombëtare, në vullnet të mirë dhe në bazë miqësore do t’i mbrojnë të drejtat dhe interesat e përfaqësive diplomatike-konsullore në territorin e vet. Republika e Maqedonisë dhe Republika e Serbisë do ta intensifikojnë komunikimin e ndërsjellë në nivel më të lartë, mes vete do të mbështeten në rrugën evropiane dhe do t’i forcojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe stabilitetin në rajon”, theksohet në kumtesën e përbashkët të dhënë pas bisedës së sotme telefonike midis kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.