VMRO-DPMNE, partia e cila ka bërë huamarrjet më të mëdha dhe më të dëmshmet ndaj qytetarëve dhe shtetit, nuk ndalon me shpërndarjen e lajmeve të rrejshme dhe me manipulimin e opinionit, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Për dallim nga qasja dëmtuese dhe kriminale e VMRO-DPMNE-së, kur paratë e qytetarëve janë shpenzuar për stiropor, luks, palma dhe barok të rrejshëm, Qeveria e udhëhequr nga LSDM, mjetet buxhetore i shfrytëzon për kthimin e borxheve të vjetra, për pagë minimale më të lartë, për pensione më të larta, për zgjidhje afatgjate të statusit të punëtorëve të falimentuar dhe për ndihmë financiare më të madhe për ndërmarrjet që do të krijonin vende të reja pune.

Të palogjikshme dhe dëshpruese janë tentimet e VMRO-DPMNE-së që përmes lajmeve të rrejshme t’i hedh nën hije sukseset e Qeverisë. Qytetarët e vërejnë mirë dallimin në mes gënjeshtrave, krimit dhe shkatërrimit nga VMRO-DPMNE-ja për kundër menaxhimit efikas dhe të përgjegjshëm me financat nga ana e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM”, thuhet në kumtesë.

T mobile In article [4] Laor