Suksesi i Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë për përparim të Maqedonisë është motivim për rajonin. Kapacitetet e Qeverisë për t’i përpunuar reformat e nevojshme janë të dukshme. Shpresojmë se edhe Republika e Maqedonisë do të bëhet anëtare e NATO-s, theksoi kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq gjatë takimit bilateral me kryeministrin Zoran Zaev para fillimit të Samitit në Podgoricë.

Siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministri malazez theksoi se Mali i Zi ka ndarë përvojë të rëndësishme dhe se ka ndryshim të madh në interesin e investuesve të huaj për investim në Mal të Zi pasi që shteti u bë anëtare e NATO-s.

Kryeministri Zaev, ndërkaq, kumtoi se Republika e Maqedonisë ka marrë Qeveri të përkushtuar ndaj reformave dhe integrimeve euroatlantike të shtetit, që duhet të kontribuojnë për jetë cilësore të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

“Kemi Qeveri stabile, e cila i bashkon të gjithë qytetarët dhe bashkësitë etnike në shtet. Punojmë në mënyrë energjike në ndryshimet e nevojshme, duke i përfshirë të gjithë në qeveri. I zhvillojmë sinqerisht dhe me dinamikë marrëdhëniet e mira fqinjësore. Me këtë, besojmë se i hapim perspektivat evropiane dhe shpresojmë se do të jemi anëtarja e ardhshme e NATO-s”, theksoi Zaev.

Kryetari i Qeverisë, siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, vlerësoi se me Marrëveshjen e nënshkruar dje ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë për fqinjësi të mirë, me kontaktet intensive në nivel rajonal, si ky sot me kryeminsitrin malazez markoviq dhe nismat e shprehura rajonale për bashkëpunim, rajoni dërgon porosi pozitive të pjekurisë që, sipas tij, do të shënohen dhe vlerësohen në integrimet evropiane dhe euroatlantike të shteteve.

në takimin dypalësh kryeministrat Zaev dhe Markoviq, konstatuan se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Malit të Zi janë vende mike, të cilat nuk kanë çështje të hapura dhe për shkak të kësaj kanë bazë të shkëlqyer për avancim të vërtetë të raporteve. Është biseduar edhe në mënyrë të veçantë për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ndërlidhjes të bizneseve nga dy shtetet.

Takimi i Zaevit me kryeministrin malazez Markoviq është hyrje në ditën e sotme punuese në Podgorcvë të delegacionit të Republikës së Maqedonisë, që vazhdon me sesion të hapur hyrës në Samitin e vendeve të Kartës së Adriatikut. Kryeministri Zaev është kryesues i Samitit dhe bashkënikoqir së bashku me kryeministrin e Malit të Zim, Dushko Markoviq, ndërsa në samit merr pjesë edhe nënkryetari i SHBA-së Majk Pens.

Është parashikuar sesion pune, në të cilat fjalime të veta do të kenë të gjithë të pranishmit, kryeministri Zaev, si kryesues dhe bashkënikoqir i Samitit, kryeministrat e vendeve-anëtare  nga Karta e Adriatikut i Edi Rama i Shqipërisë, i Kroacisë, Andreja Plenkoviq, Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq, si dhe të vendeve vëzhguese, Serbisë, me kryeminsitren Ana Bërnabiq, Kosova me presidentin Hashim Thaçi dhe Sllovenia me kryeminsitrin Miro Cerar.

Zaev është i shoqëruara nga zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska Jankovska, zëvendëskryetari i Qeverisë, i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë dhe sistem politik, Hazbi Lika, ministri i Punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov dhe deputeti Stevo Pendarovski.