Ekziston përkushtim politik për intensifikim të bashkëpunimit rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe thellim të bashkëpunimit ekonomik, ndërsa porosia e kryeministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor nga takimi joformal që po mbahet në Durrës, në mesin e të cilëve është kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev.

“Ngjarja e përbashkët në planin ekonomik të shteteve të rajonit para Evropës do të thotë krijim të tregut më të madh dhe interes më të madh për investim në shtetet tona, ndërsa me të edhe investime të reja dhe vende të reja pune për qytetarët tanë”, tha kryeministri Zaev në tubimin në Durrës.

Zaev e përcjelli edhe përcaktimin e Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim intensiv rajonal që do ta lehtësojë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve dhe do të kontribuojë për zhvillim të ideve dhe projekteve  të reja që do të mund të ishin tërheqëse për investuesit nga Evropa.

“Rajoni është i drejtuar drejt paqes dhe të ardhmes së përbashkët në integrimet euro-atlantike. Ka klimë pozitive për bashkëpunim dhe kjo do të kontribuojë ndaj përparimit të shteteve në integrimet euro-atlantike”, tha kryeministri Zaev.