Derisa banorët e Porojit të Tetovës po presin që t’ju ndërtohet ura e shkatëruar nga përmbytejt e fundit, Qeveria e Zoran Zaevit po ndan mjete për organizata të cilat organizojnë Gay Parada në qytetin e Tetovës.

Zoran Zaev kërkon t’ua “ndriçojë” mendjen e shqiptarëve, pasi siç duket ka filluar që të nxjerr në shesh mësimin e prindërve të tij, si dhe shumë qytetarëve maqedonas të Maqedonisë Lindore, të cilët mendojnë se shqiptarët janë akoma të prapambetur, dhe gjoja po mundohet që të heq me çdo kusht këtë “mentalitet” tek shqiptarët, duke organizuar evente kulturore të LGBT organizatave.

Së fundmi qeveria ka dhënë mbeshtetjen për manifestimin “Dallga e re kulturore 2017”, projekt ky i përgatitur nga Ministria e Kulturës që do të mbahet në disa qytete të Republikës së Maqedonisë.

Por ajo që bie në sy është një pikë ose më saktë një shfaqje që do të mbahet në Tetovë nën organizimin e një organizate LGBT me titullin “Pride Weekend Tetova”.

Tetova nuk ka nevojë për organizime të tilla, Tetova ka nevojë që të rregullohet njëherë e përgjithmonë problem me ujin e pijshëm, Tetovarët kërkojnë tu përmbushen nevojat elementare për jetë e jo për evente e Gay Parada.