Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev kërkon që vullnetarisht të paraqitet në Kuvend, për t’u përgjigjur për punën e bërë në 100 ditëshin e parë.

Ai pret që kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, t’i caktojë termin dhe të përgjigjet në pyetjet e deputetëve për 100 ditëshin e parë të punës së tij si kryeministër.

Kryeministri i vendit Zoran Zaev, përmes një letre ka uruar kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferin, për 100 ditët e para në krye të këtij posti.

Zaev thotë se këtë e bënë në kuadër të planit 3-6-9, të cilin ditë më parë e publikoi Qeveria dhe forcimin e normave demokratike në vend.

Global