Leart Paqarada ka shënuar gol të bukur në Bundesliga 2.

Mbrojtësi i Kosovës, Leart Paqarada, ka shënuar gol në Bundesliga 2 në fitoren e skuadrës së tij, Sandhausen prej 4:0 ndaj Dynamo Dresden, shkruan Gazeta Express.

Paqarada hapi serinë e golave duke shënuar për 1:0 në minutën e 25’të, i cili realizoi një gol shumë të bukur.

Ndërsa më pas realizuan edhe Lucas Hoeler, Haji Wright dhe Nejmeddin Daghfous.