Liverpooli ka nisur bisedimet me Arsenalin për Alex Oxlade-Chamberlain.

Sipas asaj që mëson “Sky Sports News”, Liverpooli ka nisur bisedimet me Arsenalin për transferimin e mundshëm të Alex Oxlade-Chamberlain, transmeton Gazeta Express.

“Topçinjtë” janë pajtuar që ta shesin anglezin te rivalët e Londrës, Chelsea, për 35 milionë funte.

Por, “Sky Sports News” mëson se 24 vjeçari ka refuzuar transferimin në “Stamford Bridge”, sepse dëshiron kalimin te Liverpooli para mbylljes së afatit kalimtar veror të enjten.

Chamberlain mendon se ka ardhur koha për një aventurë të re dhe dëshiron me çdo kusht kalimin në “Anfield”.