Në prag të dasmës, Xhensila Myrtezaj ka pranuar një befasi fort të këndshme.

Këtë në mënyrë shumë emocionale ia bënë miket e saj.

Ato i kanë organizuar një festë beqarie këngëtares simpatike, duke u veshur kështu të gjitha njësoj e në bluzë u shkruhej ‘Ekipi i nuses’.

Xhensila dhe komediani i njohur Bes Kallaku dashurinë e tyre disa vjeçare po e kurorëzojnë me martesë dhe gjithçka është gati për mbrëmjen madhështore.