Granit Xhaka është zgjedhur nga Federata e Futbollit e Zvicrës si lojtari më i mirë i vitit

Mesfushori i Arsenalit ka thënë se ky çmimi është i veçantë, sepse jepet nga tifozët e Zcicrës.

Ai po ashtu ka thënë se ky çmim e motivon atë edhe më shumë që të jap më ët mirën e tij, në mënyrë që tifozët të ndjehen krenar.

“Po ndjehem i vlerësuar se kam fituar çmimin e lojtarit më të mirë në Zvicër. Çdo çmim ju bën të ndjeheni mirë, por kësaj radhe është i veçantë. Të fitosh pas votave të tifozëve është e veçantë. Ju jeni ata që më motivoni të jap më të mirën që t ju bëj krenar juve. Faleminderit shumë për përkrahjen tuaj”, ka shkruar Xhaka në Facebook.