Granit Xhaka dhe Arsenali i tij do të jenë direkt në grupet e Ligës së Evropës.

Por ylli nga Kosova, po pret me padurimin fillimin e ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës.

Mesfushori i Arsenal, ka postuar një foto në rrjetin social Instagram ku ka paralajmëruar mikun e tij të ngushtë Ricardo Rodriguez për ndeshjen e sotme.

“Çfarë mbrëmje sonte miku im Ricardo Rodriguez, nuk do ta kesh aspak të lehtë me kuqezinjtë e Tetovës në San Siro”.

“Suksese Fc Shkëndija dhe KF Skënderbeu”, ka shkruar Xhaka.

Urimi i yllit kosovar është pritur mirë nga mijëra adhurues shqiptarë që e kanë përgëzuar për gjestin e bërë.

Skënderbeu do të përballet me Dinamon e Zagrebit në udhëtim ndërsa Shkëndija do të jetë mysafire e Milanit në San Siro.