“Në vend që të flisni për atë që është pikë e rendit të ditës, pra shkarkimi i Zvërlevskit, ju flisni për gjithçka. Të qëndronit në temën e debatit deri tani do mbyllej kjo temë dhe do të kishit shtatë ditë për të folur për gjithçka që ju keni paraqitur si nismë”, tha kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi duke iu përgjigjur koordinatorit të grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski i cili kërkoi seancë në të cilën prioritet do të jenë zjarret, kriza e emigrantëve dhe marrëveshja me Bullgarinë.