Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio i citojnë njëri-tjetrit linjat e filmit që e dinë të gjithë “Titanic”.

Të dy kanë luajtur çiftin e dashuruar, Rose Dewitt Bukater dhe Jack Dawson në filmin tashmë ikonik të  vitit 1997 të James Cameron.

Ishte vetë aktorja ajo që zbuloi se kur të dy takohen, shpesh e gjejnë veten duke lexuar skenarin e flimit që kanë luajtur këtu e shumë vjet më parë.

“Ju as nuk do të donit të dinit bisedën e fundit që kishim, sepse ishte shumë qesharake, më bëri të qesh vërtetë shumë.  Ne e kapëm njëri-tjetrin duke thënë “a mund ta imagjinosh si do të ishte sikur bota të dinte për budallallëqet që themi””, ka thënë aktorja për revistën britanike Glamour.

“Nuk do të ju tregoj se për çfarë bisedojmë por ne jemi miq shumë të mirë dhe shpesh herë na ndodh që të citojmë pjesë të ndryshme nga filmi “Titanic” duke iu drejtuar njëri-tjetrit, sepse ne mund ta bëjmë këtë dhe në fakt na duket shumë qesharake”, ka thënë tutje ajo.

Aktorja 41 vjeçare ka treguar poashtu se si ajo e ka konsideruar të bëhet stiliste flokësh nëse nuk do t’i ecte mbarë me aktrimin.

“Duhet të kisha një karrierë “rezervë” sepse nëse me aktrimin do të më dështonte gjithçka, atëherë do të mbetesha keq, shumë keq. Kisha idenë që mund të bëhesha stiliste flokësh, por duke provuar t’ia prisja flokët një mikut tim, ia preva keq veshin. Madje kur e pashë atë jo shumë kohë më pas, i kërkova shumë falje. Ai më tha “ mund të shohësh akoma shenjat e prerjes por jam krenar për këtë, Kate”, ka përfunduar aktorja.