Alexis Sanchez është duke refuzuar rinovimin e kontratës dhe nëse Arsenali nuk e shet këtë verë, ai do të largohet si lojtar i lirë në vitin 2018.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë përparim në lidhje me rinovimin e kontratës të Alexis Sanchez.

Ata e shqetëson fakti se në vitin 2018 mund të largohet pa asnjë cent, çka do të thotë se deri në fund të këtij afati kalimtar, nuk përjashtohet mundësia e shitjes së 28 vjeçarit.

“Nuk kemi bërë progres lidhur me atë temë”, u përgjigj Wenger kur u pyet për rinovimin e kontratës të Sanchezit. “Nëse largohet ai si lojtar i lirë, është si pasoj e asaj që kam thënë unë fatkeqësisht”.

“Duhet të zgjedhim mes efikasitetit në terren dhe interesit financiar. Shumicën e kohës nëse gjen zgjidhje, është shumë mirë, por në këtë çështje unë do preferoja më shumë atë sportiv”, u shpreh më tej Wenger, duke treguar se dëshiron ta mbajë lojtarin nëse klubi pranon që ai të largohet pa asnjë cent në vitin 2018.