Arsene Wenger edhe një herë tjetër ka thënë se Alexis Sanchez nuk do të largohet nga Arsenal

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger vazhdon ta përsëris se Alexi Sanchez nuk do të largohet gjatë kësaj vere nga Emirates.

 Kiliani po kërkohet me ngulm nga Bayern Munich dhe Manchester City, pasi ka vetëm edhe një vit kontratë me Arsenalin.

“Ai është i fokusuar. Vendimi im është i qartë, ai do të qëndrojë. Ai do ta pranojë këtë”, tha Wenger.

“Sanchez do të jetë këtu sezonin tjetër dhe nëse kemi mundësi ta mbajmë edhe për shumë vite, atëherë do ta bëjmë”.