Mediat kanë raportuar se Ramadan Gashi mund t’i kthehet garës për kryetar të Skënderajt si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Mirëpo nga Vetëvendosje e kanë mohuar një gjë të tillë.

Zëdhënsi i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti, ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.

‘Jo nuk është e vërtetë. Ende nuk kemi asnjë vendim për emrin e kandidatit për këtë qytet’, ka thënë Hoti.

Gashi ka qenë edhe me heret kryetar i komunës së Skenderajt gjatë vitev 2000-2007.