denti serb, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev do të flasin me telefon nesër në mesditë, kanë konfirmuar për Blicin-serb në Presidencën e këtij vendi, transmeton Klan Kosova

Dy zyrtarë thuhet se do të diskutojnë për krizën e fundit diplomatike mes të dyja shteteve.

Kjo bisedë vjen pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë për tërheqjen e gjithë stafit nga ambasada e saj në Shkup.

Mediat në Maqedoni e Serbi raportojnë se arsyeja se pse Beogradi zyrtar tërhoqi personelin e ambasadës në Shkup është se kanë pasur informacione që Maqedonia do të propozojë votimin për pranimin e Kosovës në UNESCO.