Ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi ka dënuar vrasjen e gjyqtares së Shkodrës Fildez Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj. Në një reagim, ministri i Derejtësisë thotë se kjo është një këmbanë alarmi për shoqërinë shqiptare.

Sipas Bardhit, mbrojtja e saj ka qene detyrim per autoritetet Pergjegjese, te cilat sot duhet te nxjerrin me urgjence pergjegjesite e tyre dhe mbajne pergjegjesine per mosveprim.

Reagimi i ministrit të Drejtësisë

Ministria e Drejtesise shpreh tronditjen e thelle nga lajmi I trishte i vrasjes se Gjyqtares se gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder. Ministri i Drejtesise  Gazment Bardhi i shpreh ngushellimet e sinqerta familjes se gjyqtares se ndjere, dhe kerkon me force denimin maksimal ndaj autorit te kesaj ngjarje te rende kriminale.

Vrasja e nje nene nga ish-bashkeshorti I saj, eshte kembane alarmi per sho‎qerine shqiptare. Mbrojtja e saj ka qene detyrim per autoritetet Pergjegjese, te cilat sot duhet te nxjerrin me urgjence pergjegjesite e tyre dhe mbajne pergjegjesine per mosveprim.

Humbja e nje gjyqtarje profesioniste, eshte humbje per sistemin e drejtesise‎. Shprehim edhe njehere ngushellimet tona per familjen dhe Zoti qofte me ta ne keto momente te veshtira.