Policia ka nxjerrë detaje të reja sa i përket vrasjes mafioze të Dilaver Bojkut dje në Strugë.

Mësohet se personi ka qëlluar edhe djalin e tij dhe më pas është zhdukur nga vendi i ngjarjes.

“Person i panjohur rreth orës 16:45 ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka goditur viktimën në pjesën e përparme të kokës, më pas ka filluar të ikë. Menjëherë më pas djali i D.B me një person tjetër janë përpjekur ta zënë atentatorin, mirëpo ky i fundit ka filluar të gjuajë edhe në drejtom të tyre duke mundur të largohet”., bëjnë me dije nga MPB.