Djegia e deponisë së Tetovës nga persona ende të pa identifikuar për policinë, por me indicie dhe qëllime politike tashmë është e qartë.

VMRO-DPMNE ishte subjekti i parë i cili tentoi të përfitonte pikë politike nga ky rast.
Të parët të cilët dolën me prononcim për media ishin pikërisht VMRO-DPMNE, ata menjëherë organizuan  protesta kundër numrit 1 të Komunës së Tetovës Teuta Arifit.

Është për tu habitur fakti se, ata që sot zhvillojnë një protestë tërrësisht politike deri dje ishin pjesë e qeverisjes barbare e cila luftonte Tetovarët përmes Kombinatit Jugohrom, dhe të njejtë nuk panë kurrë të arsyeshme të zgjidhnin këtë problematikë të deponive në nivel nacional.

Vlen për përshëndetet fakti që, shqiptarët e Tetovës nuk u bënë pjesë e instrumentalizimit të kësaj agjende të VMRO-së.

Ata më nuk e blejnë sapunin e VMRO-së për djath.