VMRO- DPMNE-ja opozitare  akuzon LSDM-në se për manipulim me opinionin dhe se nuk mund ta fsheh faktin që nënshkruan marrëveshje të cilat nuk kanë mbështetje nga qytetarët, duke aluduar në marrëveshjen me Bullgarinë. „Në vend të premtimeve parazgjedhore për debat dhe transparencë, LSD e tregoi fytyrën e vërtetë dhe nuk lejoi debat publik për marrëveshjen në Kuvend, dhe nuk i mori parasysh vërejtjet dhe propozimet konstruktive, të argumentuara e qëllimmira të VMRO-DPMNE-së për përmirësimin e tekstit të marrëveshjes“, thuhet në kumtesën e opozitës. Ndryshe, VMRO-DPMNE-ja i ftoi anëtarët e saj të mos marrin pjesë në manifestimet e nesërme për shënimin e 2 gushtit që organizohen nga Qeveria, me qëllim që t´i shmangen incidenteve eventuale.