VMRO-DPMNE sërish e ka akuzuar LSDM-në dhe PSP-në për presione ndaj gjykatësve dhe anëtarëve të KShZ-së.

PPS ngriti akuza politike të pabazuara me urdhër të Zaevit, por nuk e relativizoi akuzën për mitmarrje kundër kreut të LSDM-së, thonë nga VMRO.

Sipas partisë së Gruevskit, prokurorët e PPS-së po sillen në mënyrë të paligjshme.

“PPS ka arritur të ndërtojë akuza politike edhe me presione mbi  gjykatat, për t’i detyruar të sjellin vendime arbitrare që të konfiskohen vetëm pasaportat e zyrtarëve të VMRO-së. Ajo arriti të imponojë përndjekje selektive politike si në kohën e komunizmit. PPS tani ka marrë një rol të ri, përzihet edhe në zgjedhjet lokale,  përmes inicimit të aktakuzave për dy anëtarë të KShZ-së, për të dërguar porosi, për t’i frikësuar edhe të tjerët dhe përmes akuzave kundër 5 gjykatësve, përmes të cilave dëshiron t’i frikësojë edhe gjykatësit e tjera në Gjykatën Administrative”,- deklaroi Kërste Jovanovski nga VMRO-DPMNE.

VMRO thotë se në këtë lojë u fut edhe Këshilli i gjykatësve, i cili ra pre e presioneve edhe pa asnjë argument ua mori imunitetin gjykatësve vetëm e vetëm se sollën vendim në bazë ligjore.