VMRO-DPMNE kërkon që LSDM-ja të tërhiqet nga marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, të cilën para dy ditëve e nënshkruajtën kryeministrat Zoran Zaev dhe Boyko Borisov.

Nga kjo parti versojnë se Pakti me Bullgarinë është e dëmshme dhe nuk i respekton interesat e popullit maqedonas dhe të Maqedonisë dhe për këtë arsye thonë se nuk i kanë dhënë mbështetje.

“Marrëveshja me Bullgarinë duhet të jetë ekuvalente në të drejtat dhe detyrimet, në të cilën do të respektohen interesat nacionale dhe shtetërore të Maqedonisë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e VMRO-së.

Duke e cilësuar si kundër nacionale, të paaftë dhe marionetë, VMRO-DPMNEthekson se Qeveria ka akoma mundësi që të tërhiqet nga marrëveshja.