VMRO-DPMNE-ja sot përmes një kumtese akuzoi se Qeveria e LSDM-së nuk i ka përmbushur premtimet e dhëna para qytetarëve dhe vetëm ka arritur ta fusë në borxh shtetin.

Në kumtesë theksohet se ministri i Financave çdo ditë shpall ankande të letrave shtetërore me vlerë, ndërsa qytetarët nuk kanë kurrfarë benefiti nga kjo.

“Qytetarët nga kjo qeveri për më pak se 3 muaj nga reformat kanë parë vetëm borxhe. Ministri i Financave Tevdovski deri më tani e ka fut në borxh Maqedoninë me 334 milionë euro, në bazë të parave të tërhequra nga rezervat devizore dhe letrat e dhëna me vlerë. Ekspertët e LSDM-së për këto 80 ditë në nivel ditor e fusin në borxhe shtetin për pothuajse 4.175.000  euro”, shkruan VMRO-DPMNEj-a.

Prej atje theksojnë se qytetarët kanë të drejtë të dinë ku shkojnë paratë e tyre dhe pse shteti hyn në borxhe me po aq shuma të parave.