VMRO-DPMNE sot akuzoi se ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska i manipulon pensionistët. Sipas partisë, LSDM e pezullon rritjen e pensioneve.

“Mbi 300.000 pensionistë nuk do të marrin rritjen e planifikuar dhe të paralajmëruar të pensioneve prej pesë për qind. Në vend që pensionet të rriten në mënyrë linerare, LSD shkon me taktikën e vjetër nga tranzicioni. Ata të cilët kanë pensione të larta dhe kanë shkuar në pension si drejtorë apo funksionarë doi të marrin më shumë, ndërsa ata të cilët kanë punuar, por nuk kanë qenë në funksion do të marrin, praktikisht asgjë. Nga qindra denarë”, deklaroi Tellovska.

Ajo i porositi deputetët e LSDM-së t’i mos i nënçmojnë dhe gënjejnë qytetarët.

Tellovska u përqendrua edhe në projektet për pensionistët që i zbatoi qeveria e mëparshme: relaksimin falas në banjë, fundjavë turistike falas, transport falas me tren, 50 për qind ulje për vizitë në institucionet kulturore, transport falas me autobusë,…