Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së sot në Kuvend parashtroi interpelancë për punën e ministrit të Financave Dragan Tevdovski.

“Si arsye kyçe për parashtrimin e Interpelancës për punën e Tevdovskit e potencojmë ribalancin e plotë joefektiv të Buxhetit për vitin 2017, zvogëlim të dukshëm të shpenzimeve kapitale, huamarrja e përforcuar dhe e pabazë e qytetarëve në tregun vendor, rritje e vlerës së paraparë për huamarrje në tregjet financiare ndërkombëtare, mosrespektim i përfaqësuesve popullorë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe manipulim me të dhënat ekonomike, parametra dhe indikatorë”, deklaroi deputetja Liljana Kuzmanovska nga VMRO-DPMNE-ja.

Sipas Kuzmanovska, Tevdovski nuk e ka arsyetuar besimin e dhënë nga Kuvendi. Vetëm është kujdesur për sigurimin e mjeteve me të cilat, siç tha Kuzmanovska, me të madhe zbatohen punësimet partiake në institucionet shtetërore dhe publike ndërsa nevojat e qytetarëve aspak nuk shqyrtohen.

“Për shkak të mosdijes të demonstruar dhe paaftësisë që ta kryejë këtë funksion konsiderojmë se është e nevojshme që sa më shpejtë Dragan Tevdovski të largohet nga funksioni i ministrit të Financave dhe në vendin e tij të vijë një ministër i aftë i cili nuk do të bëjë gabime katastrofike në punë”, tha Kuzmanovska.