Nga VMRO-DPMNE-ja sot i publikuan kandidatët e parë për kryetar komunash në zgjedhjet lokale që vijojnë.

Siç informoi sekretari i përgjithshëm i partisë, Hristian Mickoski, bëhet fjalë për këto persona: Kirurgu oral Marijan Bajraktarov si kandidat për kryetar komune në Strumicë, për në Petrovec kandidat është Borçe Mitrevski, kurse kryetari aktual i Velesit Slavço Çadiev do të garojë edhe për një mandat të ri.

Toni Zatkovski do të kandidohet për vendin e kryetarit të komunës në Krivo Gashtan, kurse deputeti aktual Zoran Gjorgjievski do të kandidohet për komunën e Kumanovës.

Kohë më parë Kuvendi i Maqedonisë shpalli datën e mbajtes së zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahem më 15 tetor, ndërsa fushata zgjedhore do të fillojmë më 25 shtator