Në një hotel në Ujin e Ftohtë në Vlorë,  pushuesit janë shqetësuar shumë nga një i ri sllovak i dehur dhe janë detyruar të telefonojnë Policinë.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës orës 01:10. Pas telefonatës në Sallën Operative Vlorë se 29-vjeçari Martin S. po prishte qëtësinë publike dhe po i shqetënte shumë pushuesit, policia ka shkuar menjëhërë dhe ka konstatuar se ai ishte i dehur.

Efektivët e kanë dërguar të huajin në Spitalin Rajonal për ta qetësuar, mirëpo edhe aty, gjatë kohës që po merrte trajtimin mjekësor, 29-vje?ari ka krijuar një tjetër problem:  Ka thyer një xham që ka dëmtuar në krah, njerin nga policët.

Si të mos mjaftonte kjo, ai ka goditur me grusht edhe punonjësin tjetër të policisë që  e mbante nën mbikëqyrje. Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të policisë, për neutralizimin e tij.

Policia ka bërë arrestimin në  flagrancë të shtetasit të lartpërmendur  për veprat penale ”Prishja e  qetësisë publike” dhe ”Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 274 dhe 237 e Kodit Penal.