Te PSG-ja janë duke u bërë gati për të pritur futbollistin më të shtrenjtë të historisë të futbollit.

Mjedisi, tifozët madje edhe shumë shokë të skuadrës janë gati për t’i dhënë mirëseardhjen yllit brazilian.

Dhurata e parë për Neymarin vjen nga argjentinasi Javier Pastore, i cili ka vendosur ta lirojë numrin 10-të që mban në fanellë për brazilianin.

Në një pronocim për radio spanjolle Cadena Ser, argjentinasi Pastore e ka sqaruar situatën.

“Unë dua që ai të ndihet rehat dhe i lumtur që në ditën e parë”.

“Dua ta ketë gjithë mbështetjen që ka nevojë, në mënyrë që së bashku ne mund të fitojmë Ligën e Kampionëve. Për mua ky është një simbol i vogël mirëseardhjeje”, ka deklaruar Pastore.

Ky gjest ka prekur edhe kryesinë e klubit që sipas Cadena Ser, klubi ka vendosur të mos e shesë Pastoren, të paktën edhe për një sezon.

Loading...
Global