Gjatë sezonit veror kryerjet e veprave penale në pronat private ka qenë alaramante. Gjatë muajit Qershor dhe Korrik në vend janë regjistruar 2542 vepra penale të kategorisë së vjedhjeve prej të cilave më shumë se gjysma, ose për ekzakte 1744, kanë qenë vjedhje të rënda. Këtë e bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme por edhe nga kompanitë e sigurimeve pohojnë se kërkesat për sigurimin e shtëpive gjatë sezonit të  verës shënojnë rritje duke u konsideruar si periudhë më e rrezikshme.

Normalisht në vend të parë janë vjedhjet, si rrezik më i shpeshtë, sepse periudha e verës është kohë kur vjedhësit më shumë veprojnë sepse njerëzit nuk janë në shtëpi dhe kontrolli është më i vogël. Për atë interesimi për sigurimin e shtëpive rritet gjatë përiudhës së verës, nga arsyeja e thjeshtë sepse njerëzit nuk mund ta marrin shtëpinë me vete, por duan të relaksohen- deklaroi Darjan Rodenkoviq, nga një kompani sigurimi.

Sipas kompanisë së sigurimit gjatë kësaj periudhe më karakteristike janë sigurimi e pronave private dhe sigurimi i udhëtimeve. Gjithashtu sipas të dhënave nga MPB-ja përveç vjedhjeve të rënda janë kryer edhe 736 vjedhje dhe 62 vjedhje më të lehta. Vjedhjet janë kryer nga mbi 600 persona por nuk ka të dhëna se sa prej tyre janë dënuar për veprën e kryer penale./alsat-m