Mbrëmë (21 gusht) rreth orës 1.40 minuta, 42-vjeçari S.N Nga Poroj raportoi se autorët e panjohur kishin kryer një vjedhje të rëndë në shtëpinë e një banori Neproshten, të cilët janë të punësuar në Zvicër dhe për të cilën ai po kujdeset, njofton SPB-Tetovë, transmeton TetovaSot.

Pas hapjes me forcë të dritares në katin përdhesë, ata kanë hyrë në dhomë, kanë kontrolluar plotësisht të gjitha dhomat, dhe nga dhoma e gjumit kanë marr një kuti, ku kishte bizhuteri të ndryshme.

Pas inspektimit, do të përcaktohet dëmi i përgjithshëm i pasurisë, dhe zbulimi i kryerësve./TetovaSot/