56 vjeçari N.M nga Odri i Tetovës, dje (24 gusht) rreth orës 21 ka raportuar vjedhjen e cila është kryer në shtëpinë e tij në mes orës 3 dhe 8 të mbrëmjes, njofton SPB-Tetovë, transmeton TetovaSot.

Deri tani nga persona të panjohur përmes derës së pa mbyllur kanë hyrë në atë shtëpi dhe nga dhoma e gjumit kanë marr tre telefona celular dhe një portofol nga gruaja e tij F.M (50), e cila kishte 3 kartelat e kreditit, 1000 denarë dhe 20 euro.

Me kartat të cilat ishin në portofolin ku në të gjendeshin edhe kodet e kartelave të tyre, dhe sot në mëngjesin nga bankomati kanë ngritur 30 mijë denarë, dhe dëmi material i shkaktuar është vlerësuar në rreth 78 mijë denarë.

Të gjitha detajet lidhur me raportimet janë duke u qartësuar dhe po shqyrtohet për zbulimin e autorëve./TetovaSot/