Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Steve Nicol, ka thënë se në rast të transferimit në ‘Anfield’, Virgil van Dijk mund të dështojë t’i përmbush pritshmëritë.

“Nuk mund të them se Van Dijk do të ketë sukses në Liverpool, ai ka qenë për një kohë të shkurtër në Premier Ligë, dhe se di sa do të arrinte të adaptohej në një ekip të madh”, ka thënë Nicol.

Holandezi është lidhur me një largim nga Southampton këtë verë, madje ai ka bërë edhe kërkesë për largim, por ‘Soton’ janë shprehur të vendosur për të mos e lejuar largimin e 26 vjeçarit.

Për Van Dijk të interesuara ishin disa nga ekipet e mëdha angleze si, Manchester City, Arsenal, Chelsea dhe Liverpool.