Ministri i Ekonmisë, Kreshnik Bekteshi sapo u bë gati për fitoren e Kërçovës në krye me kandidatin e BDI-së Fatmir Deharin. Bekteshi që sonte e ka nisur duke shkruar Gati, fillojmë me Deharin.

“Gati…!!! Fillojme… #meFatmirDeharin #meUskanen— me Fatmir Dehari” ” ka shkruar Bekteshi. 

Ndryshe sonte dega e e Kërçovës së Bashkimit Demokratik për Integrim, me përkrahjen e të gjitha 35 këshillave vendore dhe forumeve tjera partiake lokale, me prezencën e Kryetarit të BDIsë, z. Ali Ahmeti, u diskutua për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Pas diskutimeve konstruktive dhe produktive, në frymën fitimtare dhe unifikuese, u vendos njëzëri që të gjitha strukturat partiake dhe shoqërore në komunën e Kërçovës do të rreshtohen bashkarisht pas kandidaturës së kryetarit aktual të komunës, Fatmir Dehari.
Njëkohësisht, u vendos që prijës i listës për këshillin komunal të jetë z. Aqif Mediu, shef i shtabit zgjedhor komunal, z. Adem Karaga, ndërsa zëdhënës i fushatës, z. Fatmir Limani.
Gjithashtu, duke vlerësuar punën e deritanishme të pushtetit lokal në Kërçovë, u apelua deri tek të gjitha subjektet dhe komunitetet tjera në Kërçovë, bashkë me diasporën kërçovare, që të përkrahin kandidaturën e z. Dehari drejt fitores së rradhës./TetovaSot/