Interi vazhdon interesimin për ‘yllin’ e Leicester Cityt, Riyad Mahrez.

Mesfushori i avancuar gjatë kësaj merkato është raportuar se kërkon të largohet nga “dhelprat” të cilët zyrtarisht kanë refuzuar dy oferta konkrete të Romës.

Sipas “Corriere dello Sport” gjatë mëngjesit të sotëm ka pasur një takim mes Walter Sabatini dhe një përfaqësuesi të Leicesterit ku u diskutua mundësia që Mahrez të vishet zikaltër,

Negociatat janë ende në një fazë embrionale dhe asnjë ofertë nuk është bërë deri tani për francezin.