Bella Hadid nuk është e huaj për pasarelat apo për tapetin e kuq. Por ndërsa fotografët vazhdimisht hapin kamerat dhe aparatet për ta fotografuar, ka diçka që është e dukshme tek modelja. Ajo, zakonisht, nuk u buzëqesh aparateve.

Me famën që ka, bukurinë, karrierën e shkëlqyer, vetvetiu të lind pyetja: çfarë ka për të qenë e ngrysur? Ajo, natyrisht, ka vëmendjen e të gjithë fansave – 14.5 milionë ndjekës në Instagram e vërtetojnë më së miri këtë. Por edhe pse jeton një jetë të lumtur, ka një arsye specifike pse supermodelja nuk i buqëzesh asnjëherë aparatit.

Në një intervistë për “The Guardian”, Bella foli edhe për tendencën që ka për të mbajtur gjithmonë këtë qëndrim në publik: “Nuk ndihem rehat, ndonjëherë, që të buzëqesh para kamerave. Në të vërtetë, gjatë këtij viti më është dashur ta kuptoj më mirë fytyrën time”, – tha ajo pak muaj më parë.

Bella, shtoi gjithashtu, se fytyra e saj e ftohtë ndonjëherë u jep njerëzve përshtypje të gabuar. E besoni apo jo, supermodelja është një natyrë e ngrohtë dhe shumë miqësore. Bella tha më më tej për “The Guardian” se: “Njerëzit në mediat sociale gjithmonë më thonë se u dukem natyrë e ftohtë që përpiqem t’i largoj njerëzit, por në të vërtetë mua më pëlqejnë marrëdhëniet dhe njohja me njerëz të rinj”.

Edhe nëse Bella vendos të buzëqeshë apo jo, ne të gjithë mendojmë se ajo është e bukur në çdo mënyrë që të shfaqet. Në fund të fundit, ajo e di mjaft mirë se çfarë bën. Një gjë është e sigurt, supermodelja është e qeshur, pa dyshim, gjatë gjithë rrugës së saj të suksesit!