Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot zgjedhjet e brendshme në Prishtinë.

Anëtarët e VV’së kanë votuar për të zgjedhur kandidatin e partisë për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet që mbahen në tetorin e sivjetmë.

“Qendra e Prishtinës sot i mbajti zgjedhjet e brendshme për kandidatin për Komunën e Prishtinës. Zgjedhjet, u organizuan nëpërmjet demokracisë së drejtpërdrejtë – një anëtar, një votë – dhe anëtarët kanë pasur mundësinë të votojnë për kandidatin Shpend Ahmeti në vendvotimet e hapura në të gjitha pikat e Qendrës së Prishtinës”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga VV.