Veterani i UÇK-së nga Poroji i dënuar me burgim të përjetshëm me mallëngjim kujton 16 vjetorin e humbjes së vëllait të tij dëshmor i UÇK-së

Burhan Nuhija nga Poroji i Tetovës është një nga viktimat e proceseve të montuara në Maqedoni, i cili pas luftës së vitit 2001 u dënua me burgim të përjetshëm, për gjoja vrasjen e një të riu maqedonas në lagjen Drenovec të Tetovës.
Ai ka theksuar për INA se procesi ndaj tij totalisht ka qenë i montuar dhe se nuk ka asnjë bazë ligjore. Nuhija shpreson se do të ketë drejtësi për të dhe për shumë shqiptarë të tjerë që dergjen burgjeve të pafajshëm.
Por e veçanta e kësaj dite për të është përkujtimi me mallëngjim i 16 vjetorit të humbjes së jetës të vëllaut të tij, Selman Nuhija, dëshmor i UÇK-së që u vra gjatë luftës së 2001 në rajonin e Tetovës.
Ja si e përkujton këtë përvjetor:
“Sot u mbushen 16vite pa ty o vlla
kjo datë per mua asht dhe do të jetë gjithmon datë krenarie, datë pikllimi, datë deshprimi nga ndarja me ty. per çdo orë, per çdo ditë, per çdo vit nuk me ikë nga medja ndarja ime me ty o vlla. Ty u ndave nga kjo botë, por u ngrite ne altarin e lirisë.
LAVDI GJITH DESHMORVE TE KOMBIT”, ka shkruar Burhan Nuhija, i cili po ashtu ka qenë ushtarë i UÇK-së në luftën e 2001.