Në vetëm shumë pak kohë, Rasheli është kthyer në një nga vajzat më të komentuara në media. Format bombastike dhe fotot provokuese e kanë vënë shpesh në qendër të vëmendjes Rashelin.

Mirëpo sa i përket jetës private, bukuroshja ka preferuar të mos flasë kurrë dhe deri më tani nuk dihet nëse Rasheli ka një mashkull në krah.

Por një foto e fundit e saj hedh dyshime se Rasheli është fejuar. Modelja shfaqet duke bërë një foto para pasqyrës me Ermal Mamaqin, por ne pikasëm unazën që Rasheli mban në gisht.

Nëse Rasheli është fejuar këtë nuk e dimë. Kjo unazë mund të ketë ndonjë kuptim të veçantë për të.