Lideri i koalicionit PAN, Kadri Veseli, në një replikë me tensione me Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje, i ka thënë këtij të fundit se ai do ta kthejë Serbinë në Kosovë, njofton Klan Kosova.

“Bëj 61 vota dhe bëhu kryetar, bëhu edhe kryeministër, por do ta kthesh Serbinë në Kosovë”, ka thënë pos tjerash Veseli.

Veseli e ka përmendur edhe ish-aktivistin e Vetëvendosjes që vdiq derisa ishte në paraburgim.

“E keni marrë në qafë Astrit Deharin”, ka shtuar Veseli.

Ai i ka thënë Kurtit se krejt çfarë dëshiron dhe mendon VV është pushteti dhe pozita e tij, ndaj s’i intereson se çfarë ndodh në Kuvend.

Veseli ka deklaruar se Vetëvendosje e ka sulmuar edhe fizikisht kryeministrin në detyrë Isa Mustafën dhe tani po i lutet për koalicion.

klankosova.tv