Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në ceremoninë e varrimit të Bajram Rexhepit ka thënë se Kosova ka humbur një njeri me vlera të mëdha njerëzore.

Veseli ka deklaruar se ish-kryeministri i Kosovës do të mbetet shembull se si punohet për atdheun.

“Bajram Rexhepi ishte dhe do të mbetet shembull se si punohet për atdheun. Bajram Rexhepi ishte dhe to mbetet simbol i qytetit të Mitrovicës”, tha Veseli.

“Ai do të mbetet referencë për gjeneratat e reja, mjekëve dhe politikanëve. Familja Rexhepi mbahuni të fortë, por ndihnu krenar për trashëgimin që ju la ai juve dhe Kosovës”, shtoi Veseli.

“Nga sot ai është monument i Kosovës, i cili tregoi se si fitohet dhe ruhet liria e Kosovës”, përfundoi Kadri Veseli.