Këngëtarja e njohur Vesa Luma këto ditë është duke qëndruar te familja e saj në Prishtinë.

Ajo e nisi verën me këngën “Ti zemra ime”, e cila u prit mirë nga publiku, ndërsa pritet që shumë shpejt të sjellë edhe disa projekte të reja.

Vesa është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.

Kureshtja për të parë se çfarë di Google për ta i bënë herë pas here personazhet VIP, që të futen në Google për të parë se si qëndron biografia e tyre aty.

Një gjë të tillë, e ka bërë së fundmi këngëtarja Luma, e cila është befasuar kur ka parë diçka të pazakontë aty.

Në njërin nga linqet pas kërkimit, shkruhet se “zero (0) për qind nga të gjithë votuesit mendojnë se Vesa Luma është gay (homoseksuale)”.

E habitur nga ajo çfarë ka parë, Vesa e ka shoqëruar fotografinë me mbishkrimin “Ok…çfarë dreqin?”.