Pas referendumit për ndërrimin e kushtetutës, të cili e organizoi opozita dhe referendumit mbi krijimin e Kuvendit Kushtetues, të cilin e thirri kryetari Maduro, Venezuela është në prag të luftës qytetare.

Mediet lokale pohojnë se kryetari socialist Nicolas Maduro para dy ditësh me sukses e shtypi kryengritjen ushtarake. Dy sulmues u vranë, ndërsa tetë vetë u arrestuan, në mes tyre edhe një toger.

 “Gjykim tashmë ka filluar dhe unë kam kërkuar dënime maksimale për të gjithë ata që kanë marrë pjesë në sulmin terrorist, civilë dhe dezertorë ushtarakë”, ka porositur Maduro.

Maduro pohon se pas kryengritjes së dhjetë njerëzve gjenden SHBA.

“Sulmuesit janë të paguar nga Majami dhe Kolumbia. Senatori Mark Rubio menjëherë doli në përkrahje të grusht shtetit”, ka thënë kryetari i Venezuelës, transmeton gazetametro.net.

Gjatë të ashtuquajturit puç, Kuvendi Kushtetues i sapozgjedhur njëzëri e shkarkoi Prokuroren e përgjithshme dhe në vend të saj e vendosi një kandidat besnik ndaj qeverisë.

“Për të mbrojtur punëtorët e prokurorisë, propozoj që Luisa Ortega Diaz të shkarkohet, e jo vetëm të suspendohet edhe atë para seancës së përgjithshme të Kuvendit”, ka arsyetuar deputeti Diosdado Cebello.

Prokurorja nuk e pranon një vendim të tillë.

“Kjo është betejë për liri dhe demokraci. Do të vazhdojmë derisa nuk i fitojmë të drejtat e njeriut dhe kthimin e lirisë”, ka porositur Luisa Ortega Diaz.

Ndarja e thellë e popullatës së Venezuelës në për dhe kundër qeverisë, si dhe kriza ekonomike e shkaktuar me sanksione amerikane dhe rënie të çmimit të naftës ka sjellë deri te demonstratat masive të cilat po vazhdojnë qysh prej prillit. Deri tani në trazira kanë vdekur më shumë se 120 njerëz.

Tani për tani kryetari Maduro është mjaftë i dobët për të kontrolluar situatën në vend dhe mjaftë i fortë për të mbajtur “mbi ujë” edhe një revolucion latino amerikan, i cili kërcënon të përfundojë me gjak.