Ndeshja e javës së dytë e kampionatit të Maqedonisë mes Shkupit dhe Shkëndijës së Tetovës, e programuar për këtë fundjavë do të shtyhet për në datë 13 shtator.

Lajmin e bën me dije klubi i Shkupit, i cili përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook shkruan se klubi ka pranuar kërkesën e Shkëndijës për të shtyrë ndeshjen e kampionatit.

Kjo pasi Shkëndija e Tetovës do të luajë sot në orën 20:45 kundër Milanit për play-off të Europa League dhe koha për përgatitjen e sfidës ndaj Shkupit ishte shumë e paktë.

Global