Një burrë ka vdekur dhe një tjetër është në spital pasi të dy kishin marrë një drogë “zombie” e cila është lloj i drogës ligjore “high Spice”, njofton policia.

Të dy besohet se e kanë marrë drogën “Black Mamba”, e lloj sintetik të kanabisit dhe drogë psikoaktive e cila mund të blihet për rreth 10 funte në Britani të Madhe, transmeton Express.

Burri 37-vjeçar u shpall i vdekur në vend të ngjarjes pasi që emergjenca ishte thirrur në një adresë në qendër të qytetit Nottingham.

Burri tjetër, një 39-vjeçar, u shtrua në spital dhe thuhet se gjendja e tij stabile, shkruan Nottigham Post.

Policia ka paralajmëruar kundër përdorimit të kësaj droge.