Arlinda Canaj, gazetarja kryesore e Konica.al ka vdekur sot papritmas!

Jeta shpesh nuk është gjë tjetër veçse një shaka tragjike. Një gazetare themeluese e Konica.al, një nga gazetaret kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë, Arlinda, ka humbur jetën sot papritmas.

Në mëdyshjen për të mos spekuluar me vdekjen e saj dhe dëshirës që njerzit e saj të dashur të kenë më shumë solidaritet, ne zgjodhëm të dytën! Çfarë dhimbje të shkruash këto fjalë për një jetë të re! Për një nënë! Për një kolege të përkushtuar dhe elitare që deshi ta përçmonte jetën e zakonshme!