Ka vdekur në moshën 113-vjeçare, njeriu më i vjetër i mbijetuar i Holokaustit.

Yisrael Kristal, i lindur në Poloni, vdiq sot pak ditë para se të mbushte 114 vjet.

Gruaja e tij është vrarë në Auschwitz ndërkaq ai mbijetoi duke kryer punën e skllevërve.

Kur është gjetur nga aleatët, ai kishte vetëm 37 kg.

Kristal u njoh edhe zyrtarisht si njeriu më i vjetër në botë nga Libri i Rekordeve Guinness.