Autoritetet e shtetit federal amerikan Florida njoftuan sot se ka ndërruar jetë edhe polici i dytë i plagosur me armë zjarri gjatë përleshjes me një të dyshuar.

Policia e qytetit Kissimmee në Florida njoftoi se  Sam Howard ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Kolegu i tij Matthew Baxter ka vdekur mbrëmë pas sulmit në Kissimmee, në afërsi të Orlandos.

Policia njoftoi se personi i dyshuar për vrasje është arrestuar disa orë më vonë.

Në Jacksonville, në Florida, natën e kaluar janë plagosur edhe dy policë, të cilët parandaluan një dhunë familjare, kur një i dyshuar hapi zjarr ndaj tyre, pas të cilës policia vrau sulmuesin.