Sot në Shërbimin Spitalor të Burgut të Dubravë, ka ndërruar jetë i burgosuri F. B, i lindur më 30.04.1953. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar në Dubravë.

Siç njofton Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, i ndjeri ka qenë i diagnostikuar me shumë sëmundje dhe komplikime të natyrës respiratore, kardiake, diabetike dhe deri te amputimet e fundit të pjesëve të gjymtyrëve!

I ndjeri kishte bërë kërkesë për pezullimin e ekzekutimit të dënimit për shkaqe shëndetësore, por ende nuk kishte pranuar vendimin nga Gjykata përkatëse.

Për rastin, janë njoftuar të gjitha organet kompetente: Policia, Prokurori i Shtetit si dhe Familja e të ndjerit.

F.B. ka qenë i dënuar tre vite burgim për veprën penale “Dhunim në tentativë”.