Heshtje në Mitrovicë.

Vdekja e Bajram Rexhepit zgjoi pikëllim të thellë edhe në Mitrovicë.

Në Spitalin e Përgjithshëm pikëllim, zyrtarët komunal dhe Zyra administrative në veri heshtje e nderim për Rexhepin.

Zyrtarë komunalë thonë se humbën njeriun që bëri kthesë në zhvillimin e komunës së Mitrovicës.

Pikëllim kishte edhe në spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës ‘Sami Haxhibeqiri’.

Mjekët thonë se humbën kirurgun që avancoi punën në këtë spital.

“Ishte humanist i madh, koleg i madh e mbi të gjitha ka qenë njeri shumë i madh”, tha një koleg i tij.